• e hënë, 23 dhjetor 2024

Iks nën hetim të KE-së për përhapje të dezinformatave, përmbajtje terroriste dhe të dhunshme dhe gjuhë të urrejtjes

Iks nën hetim të KE-së për përhapje të dezinformatave, përmbajtje terroriste dhe të dhunshme dhe gjuhë të urrejtjes

Bruksel, 13 tetor 2023 (MIA) - Komisioni Evropian ka dërguar kërkesë formale për hetim deri te platforma Iks (X) në bazë të indicieve të marra se përmes këtij rrjeti social përhapen dezinformata, përmbajtje e dhunshme dhe terroriste dhe gjuhë e urrejtes.

Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, kjërkesa është parashtruar konform Ligjit për shërbime digjitale të BE-së (DSA), në bazë të së cilës IKS, ish-Tuiter, ka marrë status të "platofmës shumë të madhe onlajn", që e detyron të përballet me "efekte negative ndaj të drejtave themelore të njeriut, të drejtave të fëmijëve, sigurisë publike dhe mirëqenies mendore".

Në rastin konkret, BE-ja do ta hetojë harmonizimin e Iks me Ligjin për shërbime digjitale në lidhje me politikat e tij dhe praktikat e ndërlidhura me njoftimin për përmbajtje ilegale, veprim pas ankesave, vlerësimin e rrezikut dhe për masat për zbutje të rreziqeve identifikuese.

Konform vlerësimit, Iks do të duhet më së voni deri të mërkurën (18 tetor) të Eurokomisionit t'i dorëzojë përgjigje informacioneve të kërkuara të ndërlidhura me praktikat e aktivizimit dhe funksionimit të protokollit për reagime urgjente të platformës, ndërsa deri në fund të muajit (31 tetor) dhe në kërkesa tjera.

Në bazë të përgjigjeve të marra, KE-ja mund ta ndërpret procedurën ose të fillojë hetim të detajuar për indiciet konform nenit 66 nga DSA. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR