IDF-ja vrau dy tinejxher palestinezë në Bregun Perëndimor, konfirmon autoriteti palestinez
- Autoriteti palestinez mbrëmë njoftoi se dy 15 vjeçarë janë vrarë nga zjarri izraelit në afërsi të Hebronit, në Bregun Perëndimor, ku armata izraelite më herët ka njoftuar se "ka eleminuar dy terrorist".
- Post By Qefsere Abduli
- 08:08, 14 nëntor, 2025
Ramallah, 14 nëntor 2025 (MIA) - Autoriteti palestinez mbrëmë njoftoi se dy 15 vjeçarë janë vrarë nga zjarri izraelit në afërsi të Hebronit, në Bregun Perëndimor, ku armata izraelite më herët ka njoftuar se "ka eleminuar dy terrorist".
Ministria e Shëndetësisë palestineze pa dhënë detaje shtesë publikoi emrat e dy 15-vjeçarëve të vrarë dhe deklaroi se ata u vranë nga "plumba okupues (izraelitë)" pasdite pranë Beit Omarit, në veri të Hebronit.
Armata izraelite më herët njoftoi se ushtarët të cilët ishin në operacion në sektorin Karmei Cur, një vendbanim izraelit pranë fshatit palestinez Beit Omar, disa kilometra në veri të Hebronit, "eliminuan dy terroristë që po përgatitnin një sulm".
Bregu Perëndimor është nën okupimin izraelit që nga viti 1967. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s