IDF-ja urdhëron palestinezët të evakuohen në Gazën veriore
- Ushtria izraelite ka urdhëruar palestinezët të evakuojnë zonat në Gazën veriore para intensifikimit të luftimeve kundër Hamasit, në një kohë kur presidenti amerikan Donald Tramp bëri përsëri thirrje për ndërprerjen e luftimeve mes përpjekjeve të ripërtërira për të ndërmjetësuar ndërprerjen e zjarrit.
- Post By Fami Bajrami
- 13:38, 29 qershor, 2025
Gazë, 29 qershor 2025 (MIA) - Ushtria izraelite ka urdhëruar palestinezët të evakuojnë zonat në Gazën veriore para intensifikimit të luftimeve kundër Hamasit, në një kohë kur presidenti amerikan Donald Tramp bëri përsëri thirrje për ndërprerjen e luftimeve mes përpjekjeve të ripërtërira për të ndërmjetësuar ndërprerjen e zjarrit.
“Bëni një marrëveshje në Gazë, ktheni pengjet”, shkroi Trampi mëngjesin e sotëm në platformën e tij "Truth social".
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu gjatë ditës pritet të zhvillojë bisedime mbi progresin e ofensivës izraelite. Një zyrtar i lartë i sigurisë deklaroi se ushtria do t'i thoshte atij se fushata është afër arritjes së qëllimeve të saj dhe paralajmëroi se përhapja e luftimeve në zona të reja në Gazë mund të rrezikojë pengjet izraelite.
Ndërkaq në kumtesën e publikuar në Iks dhe SMS- porositë deri te shumë banorë, ushtria u bëri thirrje njerëzve në pjesët veriore të enklavës të drejtohen në jug, në zonën Al-Mavasi të Kan Junis të cilën Izraeli e ka përcaktuar si zonë humanitare.
Zyrtarët palestinezë dhe të KB-së thonë se askund në Gazë nuk është e sigurt.
“Forcat izraelite mbrojtëse po operojnë me forcë të jashtëzakonshme në ato zona dhe këto operacione ushtarake do të përshkallëzohen, intensifikohen dhe zgjerohen në drejtim të perëndimit, drejt qendrës së qytetit për të shkatërruar organizatat terroriste", tha armata.
Urdhri i evakuimit mbulon zonën e Xhabalias dhe shumicën e lagjeve në qytetin e Gazës. Mjekët dhe banorët thanë se bombardimet e ushtrisë izraelite u përshkallëzuan në orët e para të mëngjesit në Xhabalia, duke shkatërruar disa shtëpi dhe duke vrarë të paktën gjashtë persona.
Foto: EPA