• e premte, 05 dhjetor 2025

IDF-ja po përgatiten për tërheqjen e trupave nga Gaza

IDF-ja po përgatiten për tërheqjen e trupave nga Gaza

Gazë, 9 tetor 2025 (MIA) - Forcat e mbrojtjes izraelite (IDF) njoftuan se kanë filluar përgatitjet për tërheqjen e pjesshme të trupave nga Rripi i Gazës, si pjesë e marrëveshjes për pengjet dhe armëpushimin me Hamasin.

Në njoftimin e ushtrisë thuhet se "sipas udhëzimeve të udhëheqjes politike dhe në përputhje me vlerësimin e situatës, IDF-ja ka filluar përgatitjet operative për zbatimin e marrëveshjes".  

Si pjesë e përgatitjes, armata deklaroi se po përgatiten për lëvizjet e trupave të "linjave të duhura të vendosjes në të ardhmen e afërt". 

"IDF-ja vazhdon të jetë e vendosur në zonë dhe po përgatitet për çdo zhvillim të mundshëm operacional", shton ushtria. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR