• e premte, 05 dhjetor 2025

IDF: Vritet shefi i drejtorisë së kundërzbulimit të Hamasit në Gazë

IDF: Vritet shefi i drejtorisë së kundërzbulimit të Hamasit në Gazë

 Tel Aviv, 25 korrik 2025 (MIA) - Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) sot njoftuan se në një sulm ajror në veri të Gazës është vrarë  Amxhad Muhamed Hasan Shaer, të cilin e identifikuan si shef i drejtorisë së kundërzbulimit të lëvizjes militante palestineze Hamas.  

 Në komunikatë theksohet se sulmi ajror është kryer të mërkurën, më 23 korrik, dhe se drejtoria, nëpunësi i së cilës është vrarë, është përgjegjëse për "shtypjen e opozitës ndaj sundimit të Hamasit, parandalimin e spiunazhit kundër organizatës terroriste dhe sigurimin e funksionarëve të lartë dhe aseteve të organizatës terroriste brenda dhe jashtë Rripit të Gazës", raportoi Al Xhezira.

 Shtohet se sulmet tokësore dhe ajrore në Gazë po vazhdojnë dhe se aeroplanët luftarakë izraelitë kanë bombarduar zona në të gjithë enklavën "dhjetëra herë" në 24 orët e fundit.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR