• e martë, 08 tetor 2024

IDF: Vritet komandanti i Hamasit, i cili udhëhoqi sulmin e 7 tetorit

IDF: Vritet komandanti i Hamasit, i cili udhëhoqi sulmin e 7 tetorit

Tel Aviv, 3 shtator 2024 (MIA) - Forcat izraelite të Sigurisë (IDF) sot kumtuan se në sulmin e paradokohshëm ajror ndaj Rripit të Gazës, është vrarë një komandant i Hamasit, i cili ka udhëhequr sulmin në Netiv Hasara më 7 tetor të vitit të kaluar.

Ahmed Favzi Naser Muhamed Vadija është mes tetë komandatëve të Hamasit, të vrarë në një sulm ajror ndaj kompleksit të përdorur nga grupi në afërsi të spitalit Al Ahli në qytetin e Gazës.

IDF njoftoi se Vadija ishte komandanti i togut Nukba, i cili sulmoi në Netiv Haasar me paraglajderë.

Shtatë komandantët e tjerë të vrarë në sulmin ndaj qytetit Gazë gjithashtu ishin anëtarë të batalionit Daraj-Tufa. IDF konfirmoi se njëri prej tyre ishte i përfshirë në furnizimin me bomba, të përdorura nga grupi për të thyer barrierën e sigurisë në Gazë më 7 tetor. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR