• e hënë, 23 dhjetor 2024

IDF: Vritet komandanti i Hamasit i cili punonte edhe për UNRVA-në

IDF: Vritet komandanti i Hamasit i cili punonte edhe për UNRVA-në

 Jerusalem, 25 tetor 2024 (MIA) - Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë komandantin e Hamasit i cili ishte i përfshirë në sulmin në Izraelin jugor më 7 tetor të vitit 2023, ndërsa ka punuar edhe për agjencinë për ndihmat e KB-së në Rripin e Gazës. 

Izraeli e akuzoi UNRVA-në se ka shumë të punësuar të cilët gjithashtu janë anëtarë të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura. 

 KB-ja pas hetimit në gusht njoftoi se nëntë të punësuar në UNRVA që me siguri kanë qenë të përfshirë në sulmet e 7 tetorit i ka larguar. 

Ushtria izraelite njoftoi se Mohamed Abu Itivi ishte vrarë të mërkurën. Për të thuhet se ka qenë komandant i Hamasit dhe se ka marrë pjesë në vrasjen dhe rrëmbimin e civilëve izraelitë. Gjithashtu, thuhet se ai ka qenë i punësuar në UNRVA që nga korriku i vitit 2022 dhe se emri i tij është në listën e të punësuarve në agjenci. 

 UNRVA-ja konfirmoi se Itivi ishte anëtar i personelit dhe ishte vrarë të mërkurën. 

 UNRVA siguron ndihma arsimore, shëndetësore dhe humanitare për miliona palestinezë në Gazë, Bregun Perëndimor, Jordan, Liban dhe Siri. Prej kohësh ka pasur marrëdhënie të tensionuara me Izraelin, ndërsa ato u përkeqësuar nga fillimi i luftës në Gazë. Izraeli vazhdimisht ka kërkuar shpërbërjen e UNRVA-së. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR