• e hënë, 23 dhjetor 2024

IDF vrau komandantin e Hezbollahut, përgjegjës për sulmin raketor ndaj Izraelit verior

IDF vrau komandantin e Hezbollahut, përgjegjës për sulmin raketor ndaj Izraelit verior

Bejrut, 7 gusht 2024 (MIA) - Komandanti i Hezbollahut, Hasan Faresh Jeshi, i cili ishte përgjegjës për sulmin antitank raketor ndaj Izraelit verior, është vrarë sot në një sulm të fluturakes izraelite pa pilot ndaj qytetit Huaja në Liban, kumtoi IDF, transmetoi "Tajms of Izrael".

Mediumet libaneze kumtuan informata nga Ministria e Shëndetësisë se dy persona e humbën jetën kur fluturake izraelite pa pilot targetuan një motoçikletë në Huaja, përderisa në sulmin e njejtë u lënduan gjashtë persona.

Al Xhazira kumtoi se në sulmet e ndara ndaj automjeteve motorizuese në Libanin jugor po goditet kryesia ushtarake e Hezbollahut libanez në terren, por grupi militant deri më tani nuk kumtoi për vdekjen e asnjë luftëtari të saj.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant, në bisedë me ushtarë, sot paralajmëroi se Libani "do të paguajë çmim t[ lartë" për veprimet e liderit të Hezbollahut, Hasan Nasralla.

"Siç qëndrojnë gjërat, Nasralla mund ta shtyjë Libanin të paguajë çmim jashtëzakonisht të lartë. Ata as nuk mund të paramendojnë se çka mund të ndodhë", deklaroi Galant.

Ministri izraelit theksoi se situata mes Libanit dhe Izraelit mund të eskalojë në luftë, shkruan "Tajms of Izrael". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR