IDF vrau katër operativë të Hamasit pasi që dolën nga një tunel në Gazë
- Forcat izraelite mbrojtëse (IDF) vranë katër operatorë të Hamasit sot pasi që dolën nga një tunel në jug të Rripit të Gazës, kumtoi armata.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:23, 30 nëntor, 2025
Tel-Aviv, 30 nëntor 2025 (MIA) - Forcat izraelite mbrojtëse (IDF) vranë katër operatorë të Hamasit sot pasi që dolën nga një tunel në jug të Rripit të Gazës, kumtoi armata.
Operativët janë vërejtur si dalin nga tuneli në pjesën lindore të qytetit Rafah, rajon i kontrolluar nga IDF, ku besohet se dhjetëra luftëtarë të Hamasit janë robëruar nën tokë, kumtoi "Tajms of Izrael".
Sipas armatës, katër operativët janë vrarë në sulmin e ushtarëve izraelitë dhe forcave ajrore.
IDF po punon në konfirmimin e identitetit të tyre, ndërsa përfaqësues të mbrojtjes dyshojnë se mes anëtarëve të vrarë në qeli janë komandanti i batalionit të Hamasit për pjesën lindore të qytetit Rafah dhe zëvendësi i tij, kumtoi "Tajms of Izrael". ab/
foto; МIА arkivi