• e premte, 05 dhjetor 2025

IDF: Sulmi i Hamasit ndaj kampit ushtarak në jug të Rripit të Gazës është dështimi ynë

IDF: Sulmi i Hamasit ndaj kampit ushtarak në jug të Rripit të Gazës është dështimi ynë

Gazë, 21 gusht 2025 (MIA) - Forcat e mbrojtjes izraelite (IDF) e kanë vlerësuar si "dështim" të tyre atë që anëtarët e grupit palestinez Hamas dje arritën të hynin në kmpin ushtarak dhe në ndërtesën ku ishin stacionuar ushtarët e tyre në Kan Junis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, edhe pse ushtarët e IDF-së arritën ta zmbrapsnin sulmin. 

"Tajms of Izrael" sot raportoi se hetimi i IDF-së për incidentin ka treguar se operativët e Hamasit kanë dalë nga një tunel që ndodhej rreth 40-50 metra larg pozicionit ushtarak, i cili përdorej nga ushtarët e brigadës së këmbësorisë Kfir, si dhe nga Batalioni i 74-të i blinduar.

Tuneli ishte i njohur për armatën izraele, ndërsa një pjesë e sajë më herët ishte rrënuar.

Anëtarët e armatosur të Hamasit janë ndarë në tre grupe, nga të cilat njëra ishte e stacionuar në vendin përreth, e dyta është drejtuar drejtë një ndërtese në kamp ku nuk kishte ushtarë, ndërsa e treta ka sulmuar një ndërtes ku ishin vendosur ushtarët izraelit. 

Ndërtesa ku ishin të stacionuar ushtarët e IDF-së u sulmua nga dy anëtarë të armatosur të Hamasit, të cilët më pas për rreth pesë minuta kanë shkëmbyer zjarr me ushtarët izraelitë.

IDF-ja shtoi se përpara ndërtesës në kampin ushtarak ka pasur gjithashtu përleshje me anëtarë të tjerë të armatosur të grupit të Hamasit.

Sipas hetimit të IDF-së, të paktën një nga anëtarët e armatosur të Hamasit është vrarë nga ushtarët izraelitë brenda ndërtesës, ndërsa tjetri ka ikur dhe është vrarë jashtë saj.

Në këtë shëmbim zjarri, tre ushtar izraelit u lënduan, njëri më rënd dhe dy të tjerë më lehtë. 

Luftimet në kamp zgjatën më shumë se 10 minuta, ku disa prej anëtarëve të Hamasit u eleminuan, ndërsa disa arritën të ikin mbrapa në tunel. qa/

Foto: IDF

 

QËNDRONI TË LIDHUR