• e premte, 05 dhjetor 2025

IDF sërish me fletushka u bën thirrje banorëve në pjesën perëndimore të Gazës të evakuohen

IDF sërish me fletushka u bën thirrje banorëve në pjesën perëndimore të Gazës të evakuohen

Gaza, 13 shtator 2025 (MIA) - Armata izraelite ka hedhur fletushka me të cilat u bën thirrje banorëve në rajonin perëndimor të qytetit të Gazës, të evakuohen, ndërsa agjencia për mbrojtje civile e Gazës, e udhëhequr nga Hamasi, informon për sulmet e vazhdueshme ajrore.

"Armata e Izraelit vepron me forcë shumë më intensive në rajonin tuaj dhe është e vendosur të shkatërrojë dhe mposhtë Hamasin, shkruan në fletushka.

"Për sigurinë tuaj, evakuohuni menjëherë përmes rrugës Al-Rashid në jug të Vadi Gazës. Ju jeni paralajmëruar, transmeton Tajms of Izrael përmbajtjen e fletushkave.

Armata e Izraelit paraprakisht kumtoi se më shumë se 250.000 njerëz në javët e fundit e kanë braktisur qytetin e Gazës dhe janë zhvendosur në pjesë tjera të territorit.

"Sipas vlerësimeve të IDF-së, më shumë se katër milionë banorë në qytetin e Gazës e kanë braktisur qytetin për shkak të sigurisë së tyre", kumtoi zëdhënësi i armatës së Izraelit, koloneli Aviçaj Andrae në X. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR