IDF: Rrëzohen 11 nga 16 dronët e Hezbollahut në 72 orët e fundit
- Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) sot njoftuan se sistemet e tyre për mbrojtje kundërajrore kanë rrëzuar 11 nga 16-të dronët shpërthyes të lëshuar nga grupi militant libanez Hezbollah në 72 orët e fundit.
- Post By Sara Ademi
- 16:11, 14 qershor, 2024
Tel Aviv, 14 qershor 2024 (MIA) - Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) sot njoftuan se sistemet e tyre për mbrojtje kundërajrore kanë rrëzuar 11 nga 16-të dronët shpërthyes të lëshuar nga grupi militant libanez Hezbollah në 72 orët e fundit.
Në një video të publikuar nga IDF, në platformën Iks, mund të shihen pamjet e dronëve të rrëzuar, shkruan "Tajms of Izrael".
Grupi Hezbollah e mori përgjegjësinë për lëshimin e dhjetëra raketave "Kaçusha" dhe "Falak" ndaj qytetit Kirjat Shmona në veri të Izraelit. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s