• e enjte, 10 korrik 2025

IDF pohon se ka sulmuar objektet bërthamore iraniane në Busher, Isfahan dhe Natanc

IDF pohon se ka sulmuar objektet bërthamore iraniane në Busher, Isfahan dhe Natanc

Tel Aviv, 19 qershor 2025 (MIA) – Armata izraelite kumtoi se ka sulmuar objekte bërthamore iraniane në Busher, Isfahan dhe Natanc.

Busheri është i vetmi termocentral bërthamor aktiv në Irani i vendosur në bregdetin e Gjirit Persik dhe është një nga objektet kryesore të lidhura me programin e pasurimit të uraniumit të Iranit.

Rreth 20 aeroplanë luftarakë izraelitë kryen sot gjithashtu sulme ndaj infrastrukturës së raketave balistike iraniane dhe ushtarëve iranianë në Iranin perëndimor.

Ndërsa një dron izraelit goditi kamionë që transportonin raketa balistike.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR