• e enjte, 04 korrik 2024

IDF po zgjeron sulmin tokësor në jug të Rripit të Gazës, udhëhiqen luftëra gjithkund

IDF po zgjeron sulmin tokësor në jug të Rripit të Gazës, udhëhiqen luftëra gjithkund

Gaza, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Forcat tokësore izraelite po përleshen me luftëtarët e Hamasit në mbarë Rripin e Gazës, kumtoi armata izraelite, duke e bërë konfirmimin më të qartë deri më tani se një ofensivë e planifikuar tokësore ka filluar në jug të kësaj enklave palestineze të mbushur me refugjatë.

Njëkohësisht, grupi militant palestinez Hamas kumtoi se luftëtarët e saj janë ndeshur me ushtarët izraelit rreth dy kilometra nga qyteti Kan Junis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, transmetojnë mediat britanike.

Banorët e këtij qyteti, i dyti sipas madhësisë në Rripin e Gazës, shumë prej të cilëve janë shpërngulur për t'i shpëtuar konfliktit izraelito-palestinez, konfirmuan se dëgjohet granatimi i tankeve, duke shprehur frikën për një ofesivë të re tokësore izraelite.

Armata izraelite paraprakisht i urdhëroi njerëzit të evakuohen nga disa pjesë të qytetit dhe periferisë, por asnjë sulm i ri tokësor nuk u raportua në jug të enklavës palestineze.

"Forcat mbrojtëse izraelite - IDF vazhdojnë të zgjerojnë operacionet e tyre tokësore kundër vatrave të Hamasit në Gaza. Forcat tona direkt po përballen me terroristët dhe i eliminojnë", deklaroi zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari në konferencën për shtyp në Tel Aviv.

Mediat nën kontroll të Hamasit  herët në mëngjes publikuan se sipas informacioneve për shërbime urgjente, tre punëtorë të ndihmës së shpejtë humbën jetën në sulmin izraelit ndaj pjesës veriore të qytetit të Gazës. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR