• e premte, 05 dhjetor 2025

IDF paralajmëron se së shpejti do të sulmojë ndërtesat e larta në qytetin e Gazës

IDF paralajmëron se së shpejti do të sulmojë ndërtesat e larta në qytetin e Gazës

Jerusalem, 5 shtator 2025 (MIA) – Armata izraelite (IDF) sot kumtoi se para nisjes së operacionit të paralajmëruar për të marrë Qytetin e Gazës, në ditët në vijim do t'i sulmojë ndërtesat e larta për të cilat pretendon se janë shndërruar në “infrastrukturë terroriste”.

Në ditët në vazhdim, armata do të kryejë sulme të sakta ndaj infrastrukturës terroriste që paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për ushtarët, thuhet në deklaratë.

IDF gjithashtu thekson se para sulmeve, “do të merren masa të shumta për të minimizuar rrezikun e viktimave civile, duke përfshirë paralajmërime, përdorimin e municioneve precize, mbikëqyrje ajrore dhe inteligjencë të avancuar”.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR