IDF - palestinezëve: Keni tre orë për ta braktisur pjesën veriore të Rripit të Gazës
- Forcat izraelite të sigurisë (IDF) sot u bënë thirrje palestinezëve të evakuohen nga pjesa veriore e Rripit të Gazës në afat prej tre orëve.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:56, 4 nëntor, 2023

Jerusalem, 4 nëntor 2023 (MIA) - Forcat izraelite të sigurisë (IDF) sot u bënë thirrje palestinezëve të evakuohen nga pjesa veriore e Rripit të Gazës në afat prej tre orëve.
"Nëse kujdeseni për veten dhe për të afërmit e juaj, ndiqni udhëzimet tona dhe shkoni drejt jugut", ceket në kumtesën e IDF-së në gjuhën arabe.
I dërguari iposaçëm amerikan, Dejvid Saterfilld në Aman deklaroi se prej 800.000 deri një milion njerëz tashmë u larguan nga pjesa veropre e Rripit të gazës, ndërsa në enklavë kanë mbetur mes 350.000 dhe 400.000 palestinezë. ab/
foto: МIА arkivi