IDF: Ofenziva kundër Iranit nuk do të ndalojë derisa nuk eliminohet kërcënimi bërthamor dhe raketor
- Operacioni ushtarak izraelit kundër Irnait nuk do tëp përfundojë derisa Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) nuk e mlnjanojnë kërcënimin nga programi bërthamor iranian dhe raketat balistike, kumtoi armata, por refuzoi të saktësojë një kornizë kohore.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:50, 17 qershor, 2025
Tel-Aviv, 17 qershor 2025 (MIA) - Operacioni ushtarak izraelit kundër Irnait nuk do tëp përfundojë derisa Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) nuk e mlnjanojnë kërcënimin nga programi bërthamor iranian dhe raketat balistike, kumtoi armata, por refuzoi të saktësojë një kornizë kohore.
IDF theksoi se operacioni është në rrjedhë dhe nuk është nga fundi. Qëllimi është në fund të eliminohet "kërcënimi ekzistencial" nga programi bërthamor iranian dhe arsenali raketor.
Armata kumtoi se do të vazhdojë të sulmojë objekte bërthamore dhe caqe të ndërlidhura, duke përfshirë shkencëtarë bërthamorë, raketa balistike, mbrojtje ajrore, qendra komanduese ushtarake dhe caqe të tjera "ktirike" të regjimit iranian.
Deri më tani, sipas armatës, janë hskatërruar apo neutralizuar mbi 200 lanserë të raketave balistike, që paraqet pjesë të konsiderueshme të arsenalit iranian.
Këto sulme i penguan tentimet e Iranit për të dërguar më shumë raketa drejt Izraelit, por IDF vlerëson se Irani edhe më tej disponon me kapacitet për sulme të cilat mund të shkaktojnë dëm serioz në Izrael.
Sai përket progrmait bërthamor iranian, armata pohon se sulmet e deitanishme shkaktuan dëm të konsiderueshëm ndaj mundësisë së Teheranit për t'u pajisur me bombë, por operacioni ende nuk ka përfunduar. Hollësi për dëmin e shkaktuar do të kumtohen pas përfundimit të operacionit.
Ndërkohë, Forcat ajrore ushtarake izraelite kanë kontroll ndaj Iranit perëndimor dhe Teheranit, pasi që shkatërruan disa sisteme iraniane për mbrojtje kundërajrore, por fluturimet mbi Iran ende nuk janë pa rrezik, kumtoi IDF. ab/
Fotо: ЕPА