IDF: Në një xhami në Gazë është gjetur një hapësirë të cilën Hamasi e ka përdorur për stërvitje
- Armata izraelite (IDF) sot njoftoi se përfaqësuesit e saj kanë zbuluar një vend për trajnim për grupin militant palestinez Hamas në një xhami në Xhabalia në veri të Rripit të Gazës.

Tel Aviv, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Armata izraelite (IDF) sot njoftoi se përfaqësuesit e saj kanë zbuluar një vend për trajnim për grupin militant palestinez Hamas në një xhami në Xhabalia në veri të Rripit të Gazës.
IDF-ja publikoi video në të cilën shihet se si ushtari shkon rreth xhamisë duke zbuluar një hapësirë në katin e tretë që Hamasi dyshohet se e përdor për të simuluar luftime, shkruan Tajms of Izrael.
Në hapësirën tjetër, sipas armatës izraelite, u gjetën pajisje të përdorura për prodhimin e mjeteve shpërthyese.
“Përveç kësaj, në xhami u gjetën disa armë zjarri, granata dhe pajisje ushtarake”, thuhet në kumtesën e IDF-së. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s