• e shtunë, 28 shtator 2024

IDF: Me tanke dhe këmbësori sulmohen pozicione të Hamasit në Gaza, pas sulmit ushtria është kthyer në territorin izraelit

IDF: Me tanke dhe këmbësori sulmohen pozicione të Hamasit në Gaza, pas sulmit ushtria është kthyer në territorin izraelit

Tel Aviv, 26 tetor 2023 (MIA) - Forcat tokësore izraelite gjatë natës kanë kryer një aksion relativisht të madh në Rripin e Gazës, bëjnë të ditur mediat britanike duke u thirrur në radion ushtarake të Izraelit.

Mësohet se operacioni ka pasur për qëllim sulmet ndaj pozicioneve të Hamasit dhe pretendohet se ka qenë më i madh se sulmet e mëparshme tokësore.

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) konfirmuan sulmin në veri të Gazës dhe deklaruan se ka qenë përgatitje për fazat e ardhshme të luftës.

“Tanket dhe këmbësoria e IDF sulmuan caqe të shumta terroriste, infrastrukturë dhe baza nga të cilat lëshohen raketat antitanke. Pas sulmit ushtria është kthyer në territorin izraelit”, thekson IDF në rrjetet sociale dhe gjithashtu ka ngarkuar një video incizim të operacionit tokësor. 

Foto: IDF X

QËNDRONI TË LIDHUR