• e martë, 26 nëntor 2024

IDF ka qëlluar lokacione nëntokësore të Hamasit në sulme ajrore - ushtarë dhe tanke operojnë në Gazë

IDF ka qëlluar lokacione nëntokësore  të Hamasit në sulme ajrore - ushtarë dhe tanke operojnë në Gazë

Jerusalem, 28 tetor 2023 (MIA) - Armata izraelite publikoi se "ka qëlluar 150 caqe nëntokësore" në pjesën veriore të Rripit të Gazës gjatë bombardimeve intensive gjatë natës. Izraeli beson se lëvizja palestineze Hamas i organizon operacionet e veta nga rrjeti i madh i tuneleve nëntokësore.

"Gjatë natës, aeroplanët ushtarakë sulmuan 150 caqe nëntokësore në pjesën veriore të Rripit të Gazës, duke përfshirë edhe tunele që i shfrytëzojnë terroristët, lokacione ushtarake nëntokësore dhe infrastrukturë tjetër nëntokësore. Disa terroristë të Hamasit janë vrarë", thuhet në kumtesë, të publikuar pas sulmeve të mbrëmshme intensive izraelite ndaj territorit palestinez.

IDF kumtoi se aeroplanë ushtarakë izraelitë e kanë vrarë shefin e forcave ajrore të Hamasit, i cili ka qenë i përfshirë në planifikimin e sulmit më 7 tetor. Në kumtesë thuhet se Asem Abu Rakaba ka qenë përgjigjes për drone, paraglajderë, zbulim dhe mbrojtje ajrore të Hamasit.

Bombradimet izraelite në Rripin e Gazës vazhduan edhe gjatë natës. Tani për tani nuk ka raporte për viktima, por burime mjekësore nga Territori palestinez thonë se druajnë për numër të madh të viktimave dhe dëm të konsiderueshëm nga bombradimi.

Këmbësoria e IDF-së dhe tanket mbeten në Rripin e Gazës derisa operacioni tokësor vazhdon. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR