• e premte, 20 dhjetor 2024

IDF ka kryer dhjetëra sulme ajrore kundër në Libanin jugor

IDF ka kryer dhjetëra sulme ajrore kundër në Libanin jugor

 Bejrut, 23 shtator 2024 (MIA) - Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se që nga mëngjesi i sotëm kanë kryer dhjetëra sulme ajrore në Libanin jugor.

"Tajms of Izrael" raporton se IDF po kryen sulme "të gjera" ndaj caqeve të Hezbollahut në Libanin jugor.

 Pamjet në mediat sociale tregojnë shpërthime të mëdha në Libanin jugor, që besohet të jenë pjesë e sulmeve të shtuara izraelite, të cilat IDF i paralajmëroi këtë mëngjes.

 Skaj njuz  raporton dhjetëra sulme ajrore në Libanin jugor. Një re e madhe tymi mund të shihet edhe mbi kufirin libanezo-izraelit.

 Izraeli thekson se sulmet e sotme priten të jenë më të forta se bombardimet e forta të djeshme.

 Zëdhënësi i Armatës kundëradmirali Daniel Hagari, këtë mëngjes tha se banorët e Libanit jugor kishin marrë një mesazh për të qëndruar larg pozicioneve të Hezbollahut.

 Vala e fundit e sulmeve ajrore pasoi pas ditës së djeshme të tensionuar, në të cilën Hezbollahu hodhi më shumë se njëqind raketa në veri të Izraelit, disa prej të cilave ranë pranë qytetit të Haifës.

 

QËNDRONI TË LIDHUR