IDF: Irani qëlloi 400 raketa balistike, por rreth 20 prej tyre goditën objektiva në Izrael
- Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) sot kumtuan se që nga 13 qershori, Irani ka qëlluar mbi 400 raketa balistike dhe rreth 1.000 dronë drejt Izraelit.

Tel Aviv, 18 qershor 2025 (MIA) - Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) sot kumtuan se që nga 13 qershori, Irani ka qëlluar mbi 400 raketa balistike dhe rreth 1.000 dronë drejt Izraelit.
Pak më shumë se 20 raketa balistike goditën zonat urbane në Izrael, duke vrarë 24 persona, mbi 500 janë të plagosur, ndërsa është shkaktuar edhe dëm i madh.
IDF thekson se nga 1.000 dronë, më pak se 200 kanë hyrë në hapësirën ajrore izraelite. IDF pretendon se të gjithë dronët iranianë u interceptuan nga forcat ajrore izraelite dhe marina. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s