IDF: Hamasi ia dorëzoi Kryqit të Kuq në Gazë edhe një trup të një pengu të pajetë
- Armata izraelite publikoi se nga Kryqi i Kuq ka marrë një arkivol nga Hamasi në Gazën jugore, me atë që besohet se është trup i një pengu të vrarë.
- Post By Besnik Shuki
- 21:40, 20 tetor, 2025
Tel Aviv, 20 tetor 2025 (MIA) - Armata izraelite publikoi se nga Kryqi i Kuq ka marrë një arkivol nga Hamasi në Gazën jugore, me atë që besohet se është trup i një pengu të vrarë.
Kryqi i Kuq tani do t'ua dorëzojë arkivolin ushtarëve izraelitë në Gazë, njoftoi "Tajms of Izrael".
Krahu ushtarak i Hamasit paraprakisht publikoi se sonte në ora 20:00 sipas kohës lokale do t'ia dorëzojë Izraelit edhe një trup të pajetë.
Hamasi Izraelit duhet t'i dorëzojë trupat e edhe 16 pengjëve, në pajtim me marrëveshjen për armëpushim nga Sharm el Sheik. bsh/
Foto: MIA arkiv