• e premte, 05 dhjetor 2025

IDF: Hamasi e humbi kontrollin mbi pjesën veriore të Rripit të Gazës

IDF: Hamasi e humbi kontrollin mbi pjesën veriore të Rripit të Gazës

 Tel-Aviv, 9 nëntor 2023 (MIA) -  Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse Izraelite (IDF) Daniel Hagari deklaroi se grupi militant palaestinez Hamasi ka humbur kontrollin mbi pjesën veriore të Rripit të Gazës, duke shtuar se 50 mijë njerëz kanë ikuar në jug të këtij rajoni. 

 "Pamë 50 mijë banorë të Gazës si lëvizin nga pjesa veriore e Rripit të Gazës në drejtim të pjesës jugore. Ata po largohen sepse e kuptuan se Hamasi ka humbur kontrollin mbi pjesën veriore", tha Hagari në një konferencë për shtyp.

 Ai shtoi se Izraeli lejon pushime humanitare në periudha të caktuara që t'u mundësojë banorëve të shpërngulen në jug.

 Hagari përfundoi se forcat izraelite "vazhdojnë ta thellojnë sulmin" në qytetin e Gazës dhe kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm të forcave ajrore dhe detare të Hamasit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR