IDF godet një pansion në Libanin jugor në të cilin qëndronin punonjës mediatik, tre të vrarë
- Në sulmin izraelit mëngjesin e sotëm, të paktën tre punonjës mediatik janë vrarë në pansionin në të cilin qëndronin edhe disa gazetarë të tjerë, raportojnë mediat libaneze.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:02, 25 tetor, 2024
Bejrut, 25 tetor 2024 (MIA) - Në sulmin izraelit mëngjesin e sotëm, të paktën tre punonjës mediatik janë vrarë në pansionin në të cilin qëndronin edhe disa gazetarë të tjerë, raportojnë mediat libaneze.
Në sulmin e IDF-së është vrarë kameramani dhe inxhinieri të cilët punonin për median proiraniane Al-Majadin dhe kameramani i cili punonte për televizionin Al-Manar të Hezbollahut.
Gazetarët e tjerë deklaruan se në sulm drejtëpërdrejtë është goditur bungallovi ku flinin pjesëtarët e mediave të përmendura, raportojnë mediat britanike. qa/
Foto: EPA