IDF: Forcat mbrojtëse izraelite shkatërruan një të tretën e lanserëve iranianë për raketa balistike
- Forcat mbrojtëse izraelite shkatërruan një të tretën e lanserëve iranianë për raketa balistike dhe arritën të pengojnë "pjesë të mëdha" të planeve të Iranit për sulm ndaj Izraelit, kumtoi zëdhënësi i Forcave mbrojtëse izraelite (IDF), gjenerali brigadier, Efi Defrin.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:30, 17 qershor, 2025
Tel-Aviv, 17 qershor 2025 (MIA) - Forcat mbrojtëse izraelite shkatërruan një të tretën e lanserëve iranianë për raketa balistike dhe arritën të pengojnë "pjesë të mëdha" të planeve të Iranit për sulm ndaj Izraelit, kumtoi zëdhënësi i Forcave mbrojtëse izraelite (IDF), gjenerali brigadier, Efi Defrin.
Defrin në konferencë për shtpy deklaroi se forcat ajrore izraelite vendosën "superioritet të plotë ajror" ndaj Teheranit. IDF kumtoi se sulmet iraniane përbëheshin prej rreth 30 deri 60 raketa individualisht dhe se Irani ka tentuar të gjuajë qindra raketa balistike përnjëherë, por se sulmet e forcave mbrojtëse izraelite ndaj sistemeve për lansim të raketave balistike në Iran i penguan sulmet e tyre.
Defrin deklaroi se 65 raketa balistike iraniane dhe dhjetëra dronë janë lansuar ndaj Izraelit dje në mbrëmje dhe herët në mëngjes, në dy sulme, prej të cilave shumica ishin hasur, dhe se tetë persona janë vrarë, ndërsa pothuajse 300 janë lënduar në tre sulme. ab/
Foto: МIА arkivi