IDF e arrestoi kryetarin e Herbonit nën akuzën për mbështetje të Hamasit dhe Xhihadit Islamik
- – Ushtarët izraelitë e arrestuan kryetarin e Hebronit, Tajsir Abu Snaine, duke shkaktuar indinjatë në Bregun Perëndimor, ku autoritetet frikësohen për autonominë e tyre, njoftoi DPA.
- Post By Fitore Curri
- 14:39, 2 shtator, 2025
Hebron, 2 shtator 2025 (MIA) – Ushtarët izraelitë e arrestuan kryetarin e Hebronit, Tajsir Abu Snaine, duke shkaktuar indinjatë në Bregun Perëndimor, ku autoritetet frikësohen për autonominë e tyre, njoftoi DPA.
Këshilli Komunal i Hebronit e dënoi arrestimin dhe tha se një kontingjent i madh i ushtarëve gjatë natës kryen bastisje në shtëpinë e Abu Snaine dhe e kanë kërkuar të gjithë pronën.
Kur ishin pyetur për koment, armata izraelite iu referua agjencisë vendore të inteligjencës Shin Bit.
Burime izraelite bëjnë të ditur se Abu Snaine është akuzuar për mbështetje të grupit militant palestinez Hamas dhe grupi islamist palestinez Xhihadi Islamik, si dhe për nxitje të rezistencës kundër Izraelit.
Zyra e kryetarit të Hebronit, qytet me rreth 200.000 banorë në jug të Jerusalemit, njoftoi se arrestimi është motivuar politikisht.
“Ky sulm brutal nuk është drejtuar kundër vetë kryetarit të komunës, por edhe kundër vullnetit të banorëve të Hebronit dhe institucioneve të tyre të zgjedhura”, bëhet e ditur në kumtesë.
Arrestimi përfaqëson “sulm skandaloz ndaj procesit demokratik, si edhe ndaj të drejtës së popullit tonë të shohë punën e tij dhe t’i shërbejë qytetit në liri dhe dinjitetit”, shtuan autoritetet e qytetit.
Mediat palestineze njoftuan se arrestimi është përpjekje e Izraelit që të vendosë udhëheqësi palestineze alternative në qytet që ta zëvendësojë sundimin e Administratës Palestineze. fc/
Foto: X