• e martë, 24 dhjetor 2024

IDF: Deri tani në Gaza kanë vdekur 51 ushtarë izraelitë

IDF: Deri tani në Gaza kanë vdekur 51 ushtarë izraelitë

Jerusalem, 16 nëntor 2023 (MIA)- Ushtria izraelite pasdite njoftoi se edhe tre ushtarë kanë vdekur gjatë luftimeve në Rripin e Gazës, ku në territorin palestinez nga fillimi i luftës kundër Hamasit vdiqën gjithsej 51 ushtarë.

Autoritetet izraelite njoftuan se lëvizja militante e cila më 7 tetor e sulmoi pjesën lindore të Izraelit, në bastisjen fillestare vrau mbi 1.200 njerëz, kryesisht civilë.

Në përgjigjen brutale izraelite prej atëherë kanë vdekur mbi 11.500 palestinezë, para së gjithash nga bombardimet konstante të Gazës, në mesin e viktimave më shumë ka gra dhe fëmijë, tregojnë të dhënat e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Tanket izraelite në Gaza kanë hyrë më 27 tetor, si pjesë e operacionit tokësor, qëllimi i të cilës ishte shkatërrimi i organizatës kryesore palestineze të atjeshme- Hamas. ss/

 

QËNDRONI TË LIDHUR