• e mërkurë, 27 nëntor 2024

IDF: Cak i sulmit në Kan Junis ishin tre përfaqësues të lartë të Hamasit

IDF: Cak i sulmit në Kan Junis ishin tre përfaqësues të lartë të Hamasit

Tel Aviv, 10 shtator 2024 (MIA) - Armata izraelite (IDF) sot njoftoi se cak i sulmit në rajonin Al Mavaski në Kan Junis ishin tre zyrtarë të lartë të Hamasit të cilët ishin aty. 

"Caku i sulmeve të mbrëmshme ajrore ndaj zonës humanitare e vendosur nga Izraeli në jugun e Gazës ishin tre operativë të lartë të Hamasit", njoftoi IDF-ja, raporton Tajms of Izrael. 

Sipas Armatës, bëhet fjalë për shefin e forcave ajrore të Hamasit, Samer Ismail Kader Abu Daka, shefin e mbikëqyrjes në departamentin e inteligjencës së Hamasit, Osama Tabash edhe një oficeri të lartë të grupit, Ajman Mabhuh. 

"Të tre ishin përfshirë drejtëpërdrejtë në masakrën e 7 tetorit dhe në sulme të tjera ndaj ushtarëve në Gazë dhe Izrael në muajt e fundit", njoftoi IDF-ja. 

Hamasi konfirmoi se në sulmin e mbrëmshëm të kampit janë vrarë 40 persona, ndërsa 60 janë sulmuar, të cilën IDF-ja e mohon, duke thekruas se këto janë "numra të rrejshëm dhe se nuk janë në përputhje me informacionet që i posedon Armata. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR