• e mërkurë, 27 nëntor 2024

IDF arrestoi qindra të dyshuar gjatë operacionit në Xhenin në Bregun Perëndimor

IDF arrestoi qindra të dyshuar gjatë operacionit në Xhenin në Bregun Perëndimor

Ramallah, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) kumtuan se opracioni i tyre në kapin e refugjatëve Xhenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar, zgjat më shumë se 30-të orë.

IDF kumtoi se kanë arrestuar qindra të dyshuar, kanë bastisur mbi 400 ndërtesa, konfiskuan armë dhe municion si dhe shkatërruan "infrastrukturën terroriste", publikoi Bi-Bi-Si.

Ata deklaruan se kanë shkatërruar gjashtë laboratori që kanë shërbyer për përpunimin e shpërthyesve, si dhe disa puse nëntokësore në rajonin e kampit.

Operacioni i armatës izraelite shkaktoi protesta nga palestinezët atje. Protestuesit palestinezë dogjën goma për t'i bllokuar rrugët pas bastisjeve.

Paraprakisht sot, Ministria palestineze e Shëndetësisë publikoi se një djalosh 13-të vjeçar u bë viktima e shtatë gjatë bastisjeve dhe sulmeve me dronë në rajonin Xhenin në ditën e kaluar.  sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR