IDF: Është vrarë udhëheqësi i Brigadave Muxhahedine në Gazë
- – Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) dhe Shin Bet e vranë udhëheqësin e grupit militant Brigadat Muxhahedine në Rripin e Gazës, gjatë kohës së operacioneve në atë rajon javën e kaluar, njoftoi sot IDF.
- Post By Fitore Curri
- 08:57, 3 shtator, 2025
Tel Aviv, 3 shtator 2025 (MIA) – Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) dhe Shin Bet e vranë udhëheqësin e grupit militant Brigadat Muxhahedine në Rripin e Gazës, gjatë kohës së operacioneve në atë rajon javën e kaluar, njoftoi sot IDF.
Në kumtesë bëhet e ditur se Musbah Salim Musbah Dajah, i cili ishte vrarë në Nuseriat, ishte përfshirë në rekrutimin e anëtarëve të Bregut Perëndimor dhe në sulme terroriste në atë territor dhe në Izrael, si dhe në sulme ndaj forcave të IDF-së në Gazë, transmetoi Tajms of Izrael.
Kjo është hera e katërt që IDF të eliminojë udhëheqës në Brigadat Muxhahedine gjatë muajve të fundit, pasi edhe paraardhësit e Dajah ishin vrarë.
IDF publikoi xhirim nga sulmi, duke bërë të ditur se pjesëtarët e Brigadave Muxhahedine morën “pjesëmarrje të rëndësishme” në sulmin terrorist të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor të vitit 2023 në pjesën jugore të Izraelit, dhe se në mënyrë aktive morën pjesë në vrasjet dhe kidnapimet madje edhe pa njohuri paraprake për planet e grupit militant palestinez Hamas për sulmin. fc/
Foto: IDF në X