• e martë, 24 shtator 2024

Identifikohet sulmuesi i Trampit, incidenti hetohet si "tentim për vrasje"

Identifikohet sulmuesi i Trampit, incidenti hetohet si

Uashington, 16 shtator 2024 (MIA) - Pas incidentit të armatosur gjatë ditës së djeshme kundrejt kandidatit republikan për president Donald Tramp, është arrestuar 58 vjeçari Rajan Vesli Rut.

Agjentët e Shërbimit sekret hapën zjarr ndaj një personi të armatosur me pushkë gjysmë automatike i cili drejtoi armën në klubin e golfit ndaj ish presidentit Donald Tramp në Vest Palm Biç, Florida përderisa ai luante golf.

“Kandidati republikan për president nuk është i lënduar”, kumtoi policia, ndërsa FBI-ja po heton incidentin si "tentim për vrasje".

Një nga agjentët pa një pushkë automatike nga një shkurre në afërsi të fushës së golfit, një vrimë pranë vendit ku ndodhej Trampi në atë kohë. Agjentët e shërbimit sekret qëlluan të paktën katër fishekë drejt të dyshuarit. Burri më pas hodhi pushkën, dy çantat e shpinës dhe sende të tjera dhe ia mbathi me një makinë të zezë, por u arrestua në zonën aty afër.

Pas incidentit, Tramp iu drejtua mbështetësve të tij me postë elektronike dhe u tha atyre se asnjëherë nuk do të dorëzohet.

Kishte gjuajtje afër meje, por dëshiroj që ta dëgjoni më parë këtë: JAM I SIGURT DHE MIRË! Asgjë nuk do të më ndalojë. ASNJËHERË NUK DO TË DORËZOHEM! Unitet. Paqe. Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe. Zoti ju bekoftë", ka shkruar Trampi. rq/

Foto: Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR