• e diel, 22 dhjetor 2024

ICC: Autoritetet mongole kanë për detyrë ta arrestojnë Putinin nëse e viziton vendin

ICC: Autoritetet mongole kanë për detyrë ta arrestojnë Putinin nëse e viziton vendin

Ulan Bator, 30 gusht 2024 (MIA) - Autoritetet mongole kanë për detyrë të arrestojnë presidentin rus Vladimir Putin nëse ai viziton vendin javën e ardhshme, kumtoi Gjykata ndërkombëtare penale (ICC).

Putini është paraparë të vizitojë Mongolinë më 3 shtator. Kjo do të jetë vizita e tij e parë në një shtet anëtar të ICC-së prej se Gjykata urdhëroi arrestimin e tij në mars të vitit 2023.

Dhe Ukraina sot i bëri apel Mongolisë që të arrestojë Putinin gjatë vizitës së tij.

"Ukraina shpreson se qeveria e Mongolisë është e vetëdijshme për faktin se Vlladimir Putin është kriminel lufte. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve mongole që të ekzekutojnë urdhrin e detyrueshëm ndërkombëtar", kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR