• e premte, 05 dhjetor 2025

Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

Shkup, 12 tetor 2025

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të Koalicionit VLEN,
Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në tubimin qëndror të VLEN në Komunën e
Likovës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Ibrahimi, në fjalën e tij të rastit ka nënvizuar midis tjerash , sa herë
që flasin se ata po kthehen që ta mbrojnë nderin e shqiptarit, është
mirë të ju jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

“ Andaj, çdoherë që ata flasin se këto zgjedhje janë referendum për ta
mbrojtur çështjen shqiptare, është mirë ti pyesim , nuk është problem,
atë punë e zgjidhim, pse nuk ka ujë në Likovë?!
Sa herë që thonë se është rrezikuar shqipja, u themi nuk ka problem, e
zgjidhim edhe atë punë. Pse Komuna e Likovës është komuna më e varfër në
vendin tonë?

Sa herë që flasin se ka degradim të shqiptarëve nëpër institucione,
është mirë ti pyesim sa shqiptarë i keni shpërngulur ju?
Sa herë që flasin se ata po kthehen që ta mbrojnë nderin e shqiptarit,
është mirë të ju jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të
montuara”, nënvizoi Ibrahimi.

VLEN

QËNDRONI TË LIDHUR