Ibrahimi: Ardhja e zotit Qyra në krye të qytetit të Strugës është ardhje e dikujt që i jep Strugës!
- Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marr pjesë në tubimin qëndror të Koalicionit VLEN në Strugë, për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, theksohet në kumtesën e VLEN-it të cilën MIA e publikon në formë integrale.
- Post By Sara Ademi
- 23:24, 15 tetor, 2025
Strugë, 15 tetor 2025
Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija
Ibrahimi, ka marr pjesë në tubimin qëndror të Koalicionit VLEN në
Strugë, për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, theksohet në kumtesën e VLEN-it të cilën MIA e publikon në formë integrale.
Ibrahimi ka apeluar që të përkrahet Mendi Qyra si kandidat për kryetar
të Komunës së Strugës dhe lista e Koalicionit VLEN.
“Për ne, ardhja e zotit Qyra në krye të qytetit të Strugës është ardhje
e dikujt i cili vjen për t’i dhënë Strugës. Ai është nga ata që
gjithçka që ka dashur në jetë e ka arritur me punë e me djersë. Dhe, sot
si një biznesmen e filantrop i suksesshëm vjen që t’i jap akoma edhe
qytetit të Strugës. Unë ju lus të gjithëve, që në zgjedhjet e të dielës
të gjithë të bashkohemi pa dallim etnie e partie, pa dallim feje e
gjinie, e ta mbështesim zotin Qyra me numrin 133 dhe ta mbështesim
listën e këshilltarëve të prirë nga Amir Qazimi në numrin 7. Sepse, ky
është suksesi që i vjen Strugës ”, deklaroi Ibrahimi.