• e hënë, 23 dhjetor 2024

I merret pasaporta diplomatike kryetarit të FMN-së, Muamed Sejdini

I merret pasaporta diplomatike kryetarit të FMN-së, Muamed Sejdini

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Dokumenti diplomatik i udhëtimit i kryetarit të FFM-së, Muamed Sejdini është tërhequr nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtmne, konfirmojnë për   MIA-n nga MPJ dhe TJ.

Nga Ministria, përkujtojnë se nga hyrja në fuqi e Qeverisë së re, deri më sot janë tërhequr gjithsej 230 pasaporta.

"Një pjesë e pasaportave të theksuara janë dhënë në bazë të të drejtës diskrecionale të ministrit të mëparshëm, ndërsa një pjesë i referohen ish-zyrtarëve të cilëve u ka përfunduar mandati dhe e drejta për posedim të dokumentit diplomatik të udhëtimit", thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR