• e hënë, 23 dhjetor 2024

I merret mandati i deputetit ish zëvendëskryeministrit Ahmetaj, SPAK mund ta arrestojë, por ai është jashtë vendit

I merret mandati i deputetit ish zëvendëskryeministrit Ahmetaj, SPAK mund ta arrestojë, por ai është jashtë vendit

Tiranë, 14 korrik 2023 (MIA) - Parlamenti shqiptari ia merr mandatin e deputetit Arben Ahmetaj, ish zëvendëskryeministër, duke i hapur rrugë arrestimit të tij, i cili u kërkua nga Prokuroria Speciale Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.

Në seancë morën pjesë 120 nga gjithsej 140 deputetë, me 117 votues për heqjen e mandatit, ndërsa tre abstenuan nga votimi, konkretisht Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, Agron Duka i Partisë Agrare dhe Vangjel Dule i Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (partia e minoritetit grek).

Ahmetaj, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, korrupsion pasiv, larje parash dhe raportim të rreme dhe fshehje të pasurisë, javën e kaluar është larguar nga vendi dhe nuk dihet se ku qëndron, megjithëse dyshohet se ndodhet në Kanada, ku po përgatitet të kërkojë azil.

Në reagimin e tij të parë në një mesazh në një emision televiziv, ai hodhi poshtë të gjitha akuzat duke thënë se “do të flasë vetëm kur të gjithë ta kuptojnë se nuk ka lidhje me procedurën” dhe se do të tregohet para opinionit të vendit të tij kur të del e vërteta.

Para seancës së sotme ai në një publikim në Fejsbuk, pasi i hodhi poshtë të gjitha akuzat dhe dha shpjegim si maksimalisht ishte i angazhuar për të mirën e qytetarëve dhe se si ish-bashkëshortja e tij dhe partnerja e e tij aktuale janë bërë pronare të vilave luksoze, shton se vendimi për përndjekjen e tij është politikisht i motivuar.

Ahmetaj, 54 vjeç, ishte një nga njerëzit më të fuqishëm të mazhorancës socialiste në pushtet, fillimisht si ministër i financave dhe pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin në nëntor 2019, ai u emërua zëvendëskryeministër për rindërtimin.

Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në fillim të seancës, ndërsa u largua sapo në foltore doli demokrati Sali Berisha, u rikthye sërish për procesin e votimit.

Pavarësisht kërkesës së opozitës, ai nuk ka folur në seancë, ndërsa as nuk dha deklaratë për media. Pak kohë pas përfundimit të seancës në Tuiter paralajmëroi se për këtë çështje do t'i drejtohet publikut sot në orën 18:30 ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR