I mbijetuari i vetëm i aeroplanit të rrëzuar në Indi: Nuk mund ta besoja se jam gjallë
- Vishvakumar Ramesh, udhëtari i vetëm i cili i mbijetoi rrëzimit të aeroplanit të Er India në të cilin jetën e humbën 241 persona, deklaroi se nuk ka mundur të besojë se është i gjallë kur i ka hapur sytë, i rrethuar nga flakët, rrënojat dhe trupat e djegur.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:29, 13 qershor, 2025

Nju-Delhi, 13 qershor 2025 (MIA) - Vishvakumar Ramesh, udhëtari i vetëm i cili i mbijetoi rrëzimit të aeroplanit të Er India në të cilin jetën e humbën 241 persona, deklaroi se nuk ka mundur të besojë se është i gjallë kur i ka hapur sytë, i rrethuar nga flakët, rrënojat dhe trupat e djegur.
I vendosur në një spital lokal, Ramesh për televizionin nacional indian tha se aeroplani është dukur sikur të ishte "ngujuar" në ajër disa sekonda pa fluturimit. Ka shpejtuar, por nuk ka arritur të ngritet, pas çka është rrëzuar.
Ka qenë i ulur në ulësen 11A, në anën e cila ra mbi kulmin e një ndërtese. Kur janë hapur dyert, ka pasur hapësirë për të ikur. Është zgjidhur dhe ka dalë nga aeroplani.
"Kur i hapa sytë, kuptova se jam gjallë", tha Ramesh, i cili ka shtetësi britanike.
Ka marrë lëndime në dorën e majtë, ka ecur në gjendje tronditjeje për një kohë, para se banorët lokal ta ndihmonin dhe ta dërgonin në spital me ndihmë të shpejtë.
Kryeministri indian Narendra Modi e vizitoi vendin e fatkeqësisë dhe personalisht bisedoi me të mbijetuarin. "I tregova gjithçka pashë. Më pyeti edhe për shëndetin tim", tha Ramesh nga spitali.
Mjeku i tij, dr. Daval Gameti deklaroi se pacienti ka qenë i porientuar dhe me lëndime të shumta, por nuk është në rrezik për jetë.
Ramesh ka udhëtuar me vëllain e tij, i cili e humbi jetën në fatkeqësi. ab/
Foto: ЕPА