• e hënë, 23 dhjetor 2024

I ftohti ekstrem e prish jetën normale në evropën veriperëndimore

I ftohti ekstrem e prish jetën normale në evropën veriperëndimore

Kopenhagë, 4 janar 2023 (MIA) - Moti ekstrem i ftohtë i shoqëruar me erëra të forta dhe borë ka lënë pa energji elekttike mijëra banorë të rajonit nordik dhe e ka ndërprerë qarkullimin rrugor dhe hekurudhor.

Shirat e dendur në Gjermani, Francë dhe Holandë kanë shkaktuar sërish përmbytje në rajonet si në dy javët e kaluara.

Temperaturat e ulëta dhe bora në të gjithë rajonin nordik kanë lënë shumë udhëtarë të bllokuar në automjetet e tyre për orë të tëra në akset e mbyllura të autostradave dhe disa rrugë kryesore.

Rreth 4.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Suedinë arktike, ku temperaturat ranë në minus 38 gradë Celsius.

Në Danimarkën fqinje, policia këshillon qytetarët që të mos dalin në rrugë nëse nuk është absolutisht e nevojshme, për shkak të erës dhe borës në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit.

Në Laponinë finlandeze, komuna Enontekio, pranë kufirit me Norvegjinë dhe Suedinë, të enjten është regjistruar temperatura më e ulët në vend këtë dimër prej minus 42.5 gradë Celsius.

Meteorologët parashikojnë temperatura edhe më të ulëta për pjesën tjetër të javës.

Në Gjermani, reshjet e dendura kanë vazhduar të bien në rajonet që po luftojnë me përmbytjet në dy javët e fundit. Kancelari gjerman Olaf Sholc planifikon të vizitojë sot një fabrikë mbushjeje thasësh me rërë në qytetin lindor Sangerhausen për herë të dytë brenda një jave.

Pas disa ditëve reshje shiu dhe ujë të dendur, janë përmbytur sot disa qytete në veri të Francës. Gjatë ditëve të fundit, qindra banorë janë evakuuar prej tyre.

Zona u godit gjithashtu nga përmbytjet në nëntor dhe dhjetor, ndërsa disa qytete ende nuk janë rikuperuar. Ministrat do t'i vizitojnë ato zona sot.

Qeveria në Holandë, e cila gjithashtu u përball me nivele jashtëzakonisht të larta të ujit në lumenj dhe liqene, njoftoi se do të dërgonte pompa në Francë për ta ndihmuar atë të përballet me përmbytjet e përhapura. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR