• e premte, 27 shtator 2024

I dyshuari për vrasjen e katër grave në Memfis ka bërë vetëvrasje

I dyshuari për vrasjen e katër grave në Memfis ka bërë vetëvrasje

Memfis, 19 nëntor 2023 (MIA) - Sulmuesi i cili kishte hapur zjarr në tre lokacione në Memfis, Tenesi, me çka kishte vrarë katër gra, ndërsa të pestën e plagosi rëndë, ka bërë vetëvrasje në automobilin e tij, njoftoi policia lokale. 

Policët e gjetën Mejvis Kristian Xhunior (52) në automobilin e tij, pasi vrau tri gra, një adoleshente dhe plagosi rëndë edhe një adoleshente tjetër. 

"Policia iu përgjigj informacionit për të shtëna në Hauard Drajv rreth orës 21:22. Gjatë hetimit, ishte konfirmuar se ky incident ka lidhje me dy përleshje të tjera dhe se në to është i përfshirë i dyshuari i njëjtë", njoftoi departamenti i policisë në Memfis, duke shtuar se bëhet fjalë për dhunë në familje. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR