I dërguari special Kelog: Trampi i dha “dritë jeshile” Ukrainës për sulme thellë në territorin e Rusisë
- Kit Kelog, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Tramp për Ukrainën, konfirmoi se Trampi i ka dhënë Kievit leje për të kryer sulme të thella në territorin rus. Kelog këtë e deklaroi në një intervistë për Foks Njuz.
- Post By Fami Bajrami
- 11:57, 29 shtator, 2025
Uashington, 29 shtator 2025 (MIA) - Kit Kelog, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Tramp për Ukrainën, konfirmoi se Trampi i ka dhënë Kievit leje për të kryer sulme të thella në territorin rus. Kelog këtë e deklaroi në një intervistë për Foks Njuz.
Në pyetjen e drejtpërdrejtë nëse qëndrimi i Trampit nënkupton që Ukraina mund të kryejë sulme me rreze të gjatë veprimi ndaj Rusisë, Kelog u përgjigj. "Mendoj se, duke lexuar atë që tha ai, dhe duke lexuar atë që thanë zëvendëspresidenti (Xhej di Vans si dhe Sekretari i shtetit (Marko) Rubio, përgjigjja është po. Përdorni aftësinë për goditje të thella", tha ai.
Kelog theksoi gjithashtu se "nuk ka diçka të tillë si streha të sigurta".
Megjithatë, kur u pyet nëse forcat ukrainase kanë leje për të përdorur armët e furnizuara nga SHBA në këtë mënyrë, Kelog pranoi se situata është "e përzier".
"Ndonjëherë ata marrin një pjesë të autorizimeve, ndonjëherë jo. Mendoj se të gjithë duhet të ndjekin udhëzimet e presidentit. Ai është komandant suprem sipas Kushtetutës dhe të gjithë duhet ta dëgjojnë. Nëse presidenti shkon majtas, shkoni majtas. Nëse ai thotë shkoni djathtas, shkoni djathtas", deklaroi Kelog, duke vënë në dukje se Pentagoni ndonjëherë nuk i zbaton vendimet presidenciale.
Deputeti zbuloi gjithashtu se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, gjatë takimit me Trampin kërkoi raketa “Tomahavk”, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 2,500 kilometra. Sipas Kelogut, një vendim për këtë kërkesë nuk është marrë ende.
Foto: arkivi