• e hënë, 23 dhjetor 2024

I dërguari special i KB-së për Sudanin u tërhoq nga funksioni

I dërguari special i KB-së për Sudanin u tërhoq nga funksioni

Kartum, 13 shtator 2023 (MIA) - I dërguari special i KB-së për Sudanin, Folker Pertes, njoftoi se jep dorëheqje, pasi autoritetet e Sudanit e shpallën si persona non grata, informon DPA.

Diplomati gjerman ishte shpallur si persona non grata nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sudanit në qershor dhe i ishte ndaluar hyrja në vend, i cili është në konflikt të armatosur nga mesi i prillit. 

Pertes sot tha se kishte privilegj që ka shërbyer si i dërguar special i KB-së gjatë dy vite e gjysmë të kaluara. 

"I jam mirënjohës sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për mundësinë dhe besimin e tij tek unë, por i kam kërkuar që të më lirojë nga detyrat e mia. Kjo do të jetë konferenca ime e fundit për media si i dërguar special," tha Pertes.

Në fund të majit, presidenti i Sudanit, Abdel Fatah al-Burhan e akuzoi Pertesin se po e nxit konfliktin dhe bëri thirrje për ndërrim të tij. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR