I dërguari special i KB-së fton Izraelin të ndërpresë sulmet ndaj Sirisë
- I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Gir Pedersen sot i bëri thirrje Izraelit që të ndërpresë menjëherë sulmet ndaj Sirisë, pas komunikatës së ushtrisë izraelite se mbrëmë kishte goditur objektet ushtarake siriane.
- Post By Fami Bajrami
- 16:30, 3 maj, 2025
Damask, 3 maj 2025 (MIA) - I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Gir Pedersen sot i bëri thirrje Izraelit që të ndërpresë menjëherë sulmet ndaj Sirisë, pas komunikatës së ushtrisë izraelite se mbrëmë kishte goditur objektet ushtarake siriane.
"Dënoj fuqimisht shkeljet e vazhdueshme dhe përshkallëzuese të sovranitetit të Sirisë nga Izraeli, duke përfshirë sulmet ajrore në Damask dhe qytete të tjera", tha Pederseni në deklaratën në rrjetin X.
Ai i bëri thirrje Izraelit të ndërpresë sulmet dhe rrezikimin e civilëve sirianë, si dhe të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe sovranitetin, unitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Sirisë.
Foto: arkivi i MIA-s