I dërguari special amerikan Kelog ka arritur në Ukrainë
- Përfaqësuesi special i presidentit amerikan, Donald Tramp për Ukrainën, Kit Kelog, ka arritur për vizitë në Ukrainë, ku do të bisedoj për një sërë temash me udhëheqjen e vendit.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:20, 14 korrik, 2025
Kiev, 14 korrik 2025 (MIA) - Përfaqësuesi special i presidentit amerikan, Donald Tramp për Ukrainën, Kit Kelog, ka arritur për vizitë në Ukrainë, ku do të bisedoj për një sërë temash me udhëheqjen e vendit.
"E presim përfaqësuesin special të presidentit të SHBA-së, Kit Kelog, në Ukrainë. Mbrojtja, forcimi i sigurisë, armët, sanksionet, mbrojtja e njerëzve tanë, forcimi i bashkëpunimit midis Ukrainës dhe SHBA-së - ka shumë tema për t'u diskutuar", shkruajti Andrij Jermak, shef i kabinetit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenksi, në profilin e tij në platformën Telegram.
Jermak theksoi se Rusia nuk dëshiron armëpushim.
"Paqe përmes forcës është principi i presidentit amerikan Donald Tramp dhe ne do ta mbështesim këtë qasje", tha ai.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski më herët theksoi se Ukraina po përgatitë informacione për bisedimet me Kelog dhe se llogaritë në mirëkuptimin e plotë të Uashingtonit për atë se çfarë mund të bëhet që t'i "imponohet paqja" Rusisë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s