• e hënë, 23 dhjetor 2024

I dërguari i KB-së për Sudanin, Folker Pertes shpallet persona non grata

I dërguari i KB-së për Sudanin, Folker Pertes shpallet persona non grata

Kartum, 9 qershor 2023 (MIA) - Qeveria e Sudanit kumtoi se përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara (KB) në këtë vend, gjermani Folker Pertes, është shpallur persona non grata.

"Qeveria e Sudanit e informoi sekretarin e përjgithshëm të KB-së se prej sot z.Folker pertes (...) është persona non grata", ceket në kumtesën e Minsitrisë së Punëve të Jashtme.

pertes dje ishte në Adis Abebë, Etiopi, ku pati disa bisedime diplomatike, kumtuan nga KB në Tuiter.

Gjenerali Abdel Fatah al Burhan, i cili e kryeson armatën sudaneze, kërkoi ndërrim të Pertesit, duke e akuzuar se është përgjegjës për luftën që shpërtheu nga mesi i prillit mes forcave të tij dhe formacioneve paraushtarake të Mohamed Hamdan Dagllos.

Në letrën drejtuar KB-së, gjenerali Al-Burhan e akuzoi Pertesin se në raportet e tij e ka "fshehur" situatën shpërthyese në kartum para shpërthimit të armiqësive.

Pa ato "gënjeshtra", siç deklaroi Al Burhan, "Dallgo nuk do t'i fillonte operacionet e veta ushtarake". ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR