• e martë, 24 dhjetor 2024

I dërguari britanik për tregti për Ballkanin Perëndimor, Marin Vikers për vizitë në "SASA"

I dërguari britanik për tregti për Ballkanin Perëndimor, Marin Vikers për vizitë në
Makedonska Kamenicë, 17 shkurt 2022 (MIA) - I dërguari special për tregti të kryeministrit britanik Boris Xhonson për Ballkanin Perëndimor, Martin Vikers e vizitoi minierën për plumb dhe zink "SASA", ku u informua për projektet e reja investuese dhe zhvillimore në minierë, si dhe për aktivitetet a vazhdueshme shoqërore përgjegjëse.
Ekipi i "SASA"-s e ka informuar funksionarin e lartë britanik për projektin për investime kapitale, realizimi i të cilit është në vijim. Me të, afër 25 milionë dollarë do të investohen këtë vit në SASA, të cilët në të ardhmen do të sigurojnë që miniera të shfrytëzojë teknologji më efikase të minierave të cilat do ta optimizojnë prodhimin dhe do të mundësojnë minimin e xeheve në mënyrë të pranueshme edhe më të sigurt dhe ekologjike.
Në mënyrë shtesë, ai u informua edhe për Fondacionin për mbështet të zhvillimit të qëndrueshëm të "SASA"-s, e cila çdo vit investon deri në 300.000 dollarë në mbështetje të bashkësisë lokale. veçanërisht në fushat si arsimi, shkenca, mjedisi jetësor, shëndetësia, sporti dhe mbështet të grupeve të rrezikuara sociale. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR