I akuzuari për vrasjen e Emilja Peshevës pranon fajin, aktvendimi më 12 shkurt
- I akuzuari për vrasjen e 29-vjeçares Emilija Pesheva, Fadil Zejnelov ka pranuar fajin. Aktgjykimi në Gjykatën Themelore të Shtipit do të shpallet të mërkurën më 12 shkurt.
- Post By Fami Bajrami
- 12:12, 10 shkurt, 2025
![I akuzuari për vrasjen e Emilja Peshevës pranon fajin, aktvendimi më 12 shkurt](https://mia.mk/images/20250210121213_big_730x400_67.webp )
Shtip, 10 shkurt 2025 (MIA) - I akuzuari për vrasjen e 29-vjeçares Emilija Pesheva, Fadil Zejnelov ka pranuar fajin. Aktgjykimi në Gjykatën Themelore të Shtipit do të shpallet të mërkurën më 12 shkurt.
Zejnelovi sot para Gjykatës e pranoi fajin dhe tha se motivi për vrasjen e kryer më 1 nëntor të vitit të kaluar ishte pabesia.
Prokurori dhe avokatët e familjes Peshevi kërkuan dënim të përjetshëm për autorin, pasi siç thanë ata vrasjen e ka kryer gjatë dhunës në familje, gjegjësisht femicidit.
Gjyqtari Sashko Georgiev pas fjalëve përmbyllëse paralajmëroi se aktvendimi do të shpallet të mërkurën më 12 shkurt në orën 13.
Sipas hetimeve të Prokurorisë Themelore Publike, për vrasjen e Peshevës janë siguruar prova, sipas të cilave i pandehuri me nëntor 2024, duke ushtruar dhunë në familje, me paramendim ka privuar nga liria partneren e tij jashtëmartesore.
Pasi bënë marrëveshje dhe u takuan para shtëpisë së saj, ata shkuan së bashku në një objekt të braktisur të Ndërmarrjes Publike "Isar" për të biseduar për problemet në lidhjen e tyre të gjatë. Biseda është shndërruar në zënkë, pas së cilës i pandehuri e ka sulmuar fizikisht viktimën dhe ka filluar ta godasë me grushte. Kur ajo ka ra në dysheme, ai ka filluar ta shtrëngojë fort në pjesën e qafës, me çka ka ardhur deri te ndërprerja e frymëmarrjes dhe çrregullimit në rrjedhjen e gjakut në tru si rezultat i së cilës ajo ka ndërruar jetë.
Pasi është siguruar se nuk jep shenja jete është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vetë është paraqitur në Stacionin policor në Shtip.
Foto: MIA