Hyrje falas në të gjitha muzetë dhe lokalitetet në vend me rastin e 18 Prillit
- Me rastin e Ditës botërore të trashëgimisë kulturore - 18 prilli do të ketë hyrje falas në të gjitha muzetë dhe lokalitetet në vend, publikoi sot në Fejsbuk, ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska - Stojçevska.
- Post By Melahat Baftija
- 16:37, 13 prill, 2023

Shkup, 13 prill 2023 (MIA) - Me rastin e Ditës botërore të trashëgimisë kulturore - 18 prilli do të ketë hyrje falas në të gjitha muzetë dhe lokalitetet në vend, publikoi sot në Fejsbuk, ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska - Stojçevska.
Sipas saj, kultura dhe arti vendor është pasuri që vlen të shikohet, ndjehet dhe ruhet.
"Ejani, vizitoni dhe hulumtoni më 18 prill", shkroi Kostadinovska - Stojçevska. mb/
Foto: Fejsbuku i ministres Bisera Kostadinovska - Stojçevska.