Hyri në fuqi Marrëveshja kornizë për partneritet strategjik BE-Japoni
- Me fillimin e Vitit të Ri hyri në fuqi Marrëveshja për partneritet strategjik mes Bashkimit Evropian dhe Japonisë, që paraqet marrëveshjen e parë bilaterale kornizë për bashkëpunim të përgjithshëm të BE-së dhe vendeve të saj anëtare me këtë shtet aziatik lindor.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:39, 2 janar, 2025
Bruksel, 2 janar 2025 (MIA) - Me fillimin e Vitit të Ri hyri në fuqi Marrëveshja për partneritet strategjik mes Bashkimit Evropian dhe Japonisë, që paraqet marrëveshjen e parë bilaterale kornizë për bashkëpunim të përgjithshëm të BE-së dhe vendeve të saj anëtare me këtë shtet aziatik lindor.
Siç kumtoi Këshilli i BE-së, kjo Marrëveshje paraqet kthesë për angazhimin e ardhshëm mes dy palëve dhe do të sigurojë bashkëpunim më të afërt politik dhe ekonomik për një sërë çështjes bulaterale, rajonale dhe multilaterale.
Në marrëdhëniet bilaterale, Marrëveshja do ta përforcojë bashkëpunimin në sferën e sigurisë, në luftën kundër terrorizmit dhe krimeve serioze ndërkombëtare, si dhe në përballjen me përhapjen e armëve për shkatërrim në masë.
Marrëveshja, plotësisht, parasheh edhe procedurë për zgjidhje të kontesteve dhe për përballje me kundërthëniet e mundshme.
Për koordinim të zbatimit të Marrëveshjes parashihet formim i Komitetit të përbashkët, i cili do të paraqesë forum për diskutim për të gjitha çështjet e përfshira në marrëveshje.
Marrëveshja u nënshkrua më 17 korrik të vitit 2018 në TOkio, por e tërë procedura për ratifikimin e saj në të gjitha vendet anëtare të BE-së përfundoi madje në prill të vitit të kaluar, pas çka Këshilli i BE-ës solli vendim për hyrjen e aj në fuqi prej vitit 2025. ab/
Foto: Këshilli i BE-së