• e premte, 23 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Hynë në fuqi doganat themelore prej dhjetë për qind të vendosura nga Trampi

Hynë në fuqi doganat themelore prej dhjetë për qind të vendosura nga Trampi

Uashington, 5 prill 2025 (MIA) – Një pjesë e madhe e mallrave të importuara në SHBA nga pjesa tjetër e botës filluan të tatimohen me doganë shtesë prej 10 për qind, duke krijuar një situatë të paparë në tregtinë botërore, ndikimi i së cilës do të ndjehet në ditët e ardhshme, informuan mediat amerikane. 

Këtë shkallë minimale universale prej 10 për qind, prej të cilës janë liruar disa produkte, dogana amerikane do ta paguajë krahas doganave ekzistuese. 

“Sot hyri në fuqi tarifa ‘themelore’ prej 10 për qind e cila i goditi shumicën e mallrave amerikane, përveç për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja, përderisa dhjetëra ekonomi përballen me norma edhe më të larta prej 9 prillit”, informuan mediat amerikane. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR